Kamenica Folkfest” hapi javën e aktiviteteve të Agjendës së 28 Nëntorit në Kamenicë
Me festivalin mbarëkombëtar të folklorit, këngëve dhe valleve “Kamenica Folkfest” nisi java e aktiviteteve të Agjendës së 28 Nëntorit, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës, në cilësinë e mikpritëses së festivalit, mirëpriti në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” artistë, ansamble dhe grupe folklorike nga treva të ndryshme shqiptare.
Këngët, vallet dhe kostumet tradicionale sollën në skenë larminë e trashëgimisë sonë kulturore, ndërsa interpretimet e pjesëmarrësve u pritën me duartrokitje nga publiku. Festivali krijoi hapësirë për bashkëpunim mes ansambleve dhe për përcjelljen e traditave te brezat e rinj.
“Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport falënderon artistët, ansamblet dhe grupet folklorike për interpretimet e tyre, organizatorët për angazhimin, institucionet dhe donatorët për mbështetjen, si dhe publikun që iu bashkua kësaj mbrëmjeje festive”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
