(2LONLINE) – Kryetari i komunës së kamenicës Begzad Sinani nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal për realizimin e projektit. asfaltimi i rrugëve lokale ne Kopernicë në vlere prej 100 mije euro,
Komuna e Kamenicës është njëra nder 4 komunat që kanë fituar maksimumin e shumës prej 100 mije euro dhe është futur si Komune prioritare. Kryetari Sinani falënderoi zyrtaret nga Ministria për realizimin e këtij projekti.
“Komuna jonë është njëra ndër komunat më të pazhvilluara dhe në do të bashkëpunojmë me të gjitha ministritë dhe investitorë të tjerë ,do të jemi të përgatitur me projekte konkrete që të realizojmë nvestime ne komunën tonë” tha kryetarit Sinani./2lonline/