Kamenica do ta zgjedh shkollën me performancë më të mirë, stafi i saj do të shpërblehet me një udhëtim jashtë vendit
Komuna e Kamenicës do ta zgjedh shkollën me performancën më të mirë, viti shkollor 2026/27 dhe stafi i saj do të shpërblehet me një udhëtim jashtë vendit
Me vendim të Drejtorit të Arsimit, Selami Klaiqi u themelua Ekipi Profesional që të zhvillojë procedurat për zgjedhjen e shkollës më performancën më të mirë.
Ky ekip në përbërje ka anëtarë të brendshëm të DKA-së, nga Këshilli i Prindërve dhe njohës të Arsimit. Sabit Zylfijaj, Fatlind Morina, Ramadan Guda, Nexhat Rexha, Shefik Rrudhani.
“U mbajt takimi i këtij ekipit për të hartuar planin e punës, ku në fund të këtij procesi stafi i shkollës më të mirë do të shpërblehet nga Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj me një udhëtim jashtë vendit”, thuhet në njoftimi ne DKA-së së Kamenicës.
Gjatë takimit u diskutuan kriteret e vlerësimit, treguesit e performancës dhe rëndësia e një procesi transparent e profesional, me qëllim identifikimin dhe vlerësimin e praktikave më të mira në institucionet tona arsimore.
“Vlerësimi i performancës është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të cilësisë, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm të arsimit. Suksesi i shkollave është suksesi i gjithë sistemit tonë arsimor”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
