DYLON

Kamenica diskuton me Bankën Botërore projektet e energjisë nga dielli dhe era

Kamenica diskuton me Bankën Botërore projektet e energjisë nga dielli dhe era
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Kamenicës, Uran Berisha, së bashku me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, Edon Dërmaku, dhe zyrtaren e kësaj drejtorie, Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore, Kerstin Schopohl dhe Alban Imeri.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i rolit të Komunës në procedurat dhe ndarjen e tokës për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, përkatësisht nga dielli dhe era. Në fokus të diskutimit ishin gjithashtu dhënia e lejeve komunale, ndarja e tokës në nivel komunal për këto projekte, si dhe planet e zhvillimit komunal.

EkoHigjiena

Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, i njoftoi të pranishmit lidhur me Planin Zhvillimor të Komunës, duke u fokusuar në kapacitetet ekzistuese për vënien në dispozicion të pronave për projekte energjetike. Ai përmendi se Komuna e Kamenicës ka potencial për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë, konkretisht asaj të erës dhe diellit.

Ndërkaq Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Edon Dërmaku, theksoi rëndësinë e projekteve për gjenerimin e energjisë elektrike, duke përmendur edhe projektin solar ku njoftoi për kërkesat e disa investitorëve potencial të cilët kanë dorëzuar projektet kryesisht me solare për zhvillim, projekte këto që duhet të zbatohen në bazë të Planit Zhvillimor Komunal.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e këtij grupi ekonomistja Kerstin Schopohl, theksoi rëndësinë e vënies në dispozicion të parcelave për investitorët privatë me qëllim zhvillimin e projekteve energjetike. Sipas saj, do të ishte me rëndësi të veçantë që të krijohen mundësi për dhënien e pronave edhe në rastet kur ato nuk janë të përfshira në Planin Zhvillimor, në mënyrë që komuna dhe qytetarët të përfitojnë nga projektet e ofruara për gjenerimin e energjisë.

Në përmbyllje të takimit, palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe diskutimet lidhur me hapat e mëtejmë, me qëllim shfrytëzimin e projekteve energjetike në të mirë të qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.