/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani në bashkëpunim me përfaqësuesit e kompanisë Helvetas sot kanë vizituar disa biznese që janë përfituese nga projekti “Aftësitë për punësim rural “, nga Helvetasi dhe Komuna.
Kryetari Sinani ka vizituar një punëtori të bletarisë dhe disa biznese të rrobaqepësisë. Në këtë rast kryetari Sinani tha se është brengosëse numri і madh і të papunëve kryesisht të rijnë.
“Ne së bashku më partnerët tanë po bashkëpunojmë me qëllim që të ju krijojmë kushte sa më të mira në zhvillimin e blegtorisë, bletarisë, turizëm malor sepse komuna e jonë ka një terren shumë mirë për zhvillimin e këtyre veprimtarive”, ka thënë Sinani.
Në mesin e përfituesve nga Helvetas është edhe bletari Bajram Bajrami, ai thotë se ka filluar veprimtarinë me një bletë dhe tani ka 1200 bletë. Ai falënderoj organet komunale dhe Helvetasin për përkrahje që po і bëhet bletarëve në komunën e Kamenicës.
Përfitues e projekteve është edhe Ibadete Sermaxhaj e cila ka përfituar makina për qepje dhe me atë ju ndihmon nxënësve që të bëjnë aftësimin profesional. /2L ONLINE/