DYLON

Kamenica dhe Caritas Kosova, fillojnë bashkëpunimin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi dhe shefi i personelit Faton Biqkaj, kanë pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësuesin e Caritas Kosova Arben Keka, dhe koordinatoren e HandiKOS në Kamenicë Hyrmete Morina. Qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i procedurave për themelimin e Grupit Ndërsektorial i cili do të veprojë në fushën e aftësisë së kufizuar.

Sipas Arben Keka, menagjer i këtij projekti, këto grupe janë themeluar në shumicën apsolute të Komunave të Kosovës dhe kanë për qëllim Koordinimin më të mirë në mes të drejtorive komunale dhe organizatave që merren me këto qështje. Grupi do të ketë në përberje përfaqësuesit e Drejtorive të Shëndetësisë , Arsimit, Urbanizmit, përfaqësues të HandiKOS dhe përfaqësues të njësisë për të drejtat e njëeriut.

EkoHigjiena

Nënkryetari Fatmir Matoshi i ka siguaruar mysafirët se komuna do të jetë e përkushtuar në themelimin e këtij grupi, dhe ka kërkuar nga Caritas Kosova që të mbështes këtë grup në hartimin e Planit lokal të veprimit.

“Edhe në vitin e kaluar ashtu sikurse edhe këtë vit Komuna i ka dhënë mbështetje të fuqishme aftësisë së kufizuar dhe ka ndarë buxhet të veqantë për këtë kategori dhe njëjtë do të veprojmë edhe në të ardhmen” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.