DYLON

Kamenica dhe ADA Austria me projekt të përbashkët në bujqësi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e ADA Austria Christian Geosits, Atashe dhe udhëheqës i zyrës si dhe Arsim Aziri, udhëheqës i administratës. Në takim u bisedua për përgatitjet për fillimin e projektit të përbashkët në sferën e bujqësisë.
Ky projekt do të filloj së implementuari në qershor të këtij viti dhe do të zgjasë tri vite, ndërsa në kuadër të rtij fermerët kamenicas do të kenë mundësinë e përfitimit të granteve të ndryshme dhe përvojave të reja në sferën e bujqësisë.
Nënkryetari Matoshi ka falënderuar Qeverinë Austriake për mbështetjen që po i bën Kamenicës dhe fermerëve të saj dhe e ka vlerësuar atë si mjaft të rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës.

” Ne jemi të përkushtuar që të kryejmë detyrat tonë në kuadër të këtij projekti, kryetari Sinani është angazhuar që përsa i përket këtij projekti të ketë edhe ekip të veqantë mbështetës me qëllim që sa më shumë fermerë kamenicas të jenë përfitues të granteve. Gjithashtu komuna do të bashkëfinancojë pjesën e saj me qëllim të mbështetjes sa më të madhe të bujqësisë në komunën tonë” tha nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Së shpejti Komuna dhe ADA Austria do të nënshkruajnë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërsa përfituese të projektit përveq Kamenicës janë edhe Prishtina dhe Novobërda. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.