Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunën e Kamenicës.
Rastet janë nga fshatrat Dajkoc (1), Rogaçicë (1), Topanicë (2).
Bilanci me COVID-19 në komunën e Kamenicës:
– 111 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 27 raste aktive;
– 8 të vdekur.
“Kujdesuni për vetën dhe të tjerët duke mbajtur maskë, distancë dhe duke pastruar duart shpesh”.