Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës, tetë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu binden udhëzimeve të institucioneve kompetente.
“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, na u konfirmuan edhe tetë (8) raste të identifikuara me #COVID19 në komunën tonë. Respektimit të udhëzimeve nga institucionet kompetente, duhet t’u bindemi të gjithë. Është shumë e thjeshtë. Vetëm tre hapa”, ka thënë Kastrati.
Bilanci me virusin SARS-CoV-2 në komunën e Kamenicës:
• 81 raste të identifikuara;
• 56 të shëruar;
• 23 raste aktive;
• 2 të vdekur.
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh!