DYLON

Kamberi: Serbia po reagon dhunshëm ndaj shqiptarëve të Luginës

Avatar photo Redaksia

Enkel Rexhepi, aktivist i KDNJ-së në Preshevë është ndaluar nga policia lokale, përderisa po zhvillonte aksion rrugor që pasqyron gjenezën historike të flamujve shqiptar nëpër kohë si shënjim performues artistik, projekt ky i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i sponsorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Zvicerane.

Ndalesa është bërë me preteksin se Rexhepi po “ekspozon jashtëligjshëm në mënyrë publike flamurin shqiptar”.

EkoHigjiena

Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, vlerëson se Serbia sa herë që ka të bëjë me tema për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve reagon dhunshëm, shkruan Titulli.com.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut përmes një komunkate ka ftuar instancat dhe organizatat monitoruese në Serbi që t’i marrin seriozisht veprimet e organeve shtetërore të sigurisë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

video:Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.