DYLON

Kamberi: QKMF-ja e Gjilanit pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit

Kamberi: QKMF-ja e Gjilanit pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK) dhe Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me fasilitimin e Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH).

Sipas Dr. Basri Kamberi drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, Memorandumi synon të sigurojë qëndrueshmërinë e trajnimeve në kuadër të zbatimit të Pakos Esenciale për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, si dhe integrimin e trajnimeve për Këshillimin Intervistues-Motivues dhe Kujdesin ndaj të Moshuarve në programin e rregullt të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional (ZHVP) për infermierët në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit dhe qëndrueshmërisë së programeve të akredituara të trajnimit, duke kontribuar në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të infermierëve dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“QKMF Gjilan mbetet e përkushtuar në zhvillimin profesional të stafit dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për qytetarët”, ka thënë drejtori Kamberi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.