DYLON

Kamberi: Në Luginë kemi peshë aq sa jemi, e jemi shumicë

Kamberi: Në Luginë kemi peshë aq sa jemi, e jemi shumicë
Avatar photo Redaksia

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ftuar përmes një shkrimi në Facebook popullatën shqiptare t’iu përgjigjeni dhe të regjistrohen që të gjithë

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës,

Ju, shqiptarë që jetoni edhe në brendësi të Serbisë,

Nga nesër e deri më 31 Tetor, bëhet regjistrimi i popullsisë.

Prandaj, duke e patur parasysh rëndësinë e këtij procesi dhe duke e ditur që është moment shumë i rëndësishëm në përgjithësi, Ju ftoj që t’iu përgjigjeni e të regjistroheni që të gjithë.

Në Luginë kemi peshë aq sa jemi.

E jemi shumicë.

Prandaj le ta dëshmojmë e le të jemi në krye të kësaj përgjegjësi kombëtare.

Regjistrohu ti. Regjistro familjen tënde. Të regjistrohemi të gjithë.

Në të njëjtën kohë inkurajoj regjistruesit shqiptarë që të jenë në ballë të këtij procesi, ta kryejnë punën e tyre me përpikëri dhe ta ecin çdo familje e çdo shtëpi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.