• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina N'rrjet

Kamberi: “Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”

Redaksia 2LONLINE 15 Shtator, 2022 4 min
 Kamberi: “Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka treguar se është kërcënuar me arrestim apo shpërngulje, nga nënkryetarja e parlamentit serb, Snezhana Paunoviq, njëherësh deputetja e partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit.

Postimi i plotë i Kamberit në profilin e tij:

“Toka sërish do të rrotullohet”

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq.

“Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.

Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.

Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.

Po fole të vërtetën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit.

Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”.

Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën.

Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste.

E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh.

Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.

Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.

Etiketa:deputeti Lugina parlamenti rekomandojmë Shaip Kamberi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com