DYLON

Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin “Miqtë e Jugut” në Beograd

Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin “Miqtë e Jugut” në Beograd
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë, Shqipërim Arifi morën pjesë në takimin me “Miqtë e Jugut” të organizuar në ambasadën Britanisë së Madhe në Beograd.

Kamberi ka prezantuar gjendjen politike dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës drejtuar autoriteteve qeveritare në Beograd dhe tha se plani 7 pikësh i dorëzuar qeverisë në qershor të vitit 2013 është një dokument që jep shpresë.

“Përfaqësimi në institucionet publike, çështjet e arsimit dhe njohja e diplomave, eliminimi i pengesave në privatizim si dhe shumë çështje tjera me interes për qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës”, u shtruan në takim si probleme që kërkojnë zgjidhje.

EkoHigjiena

Nikoqir i takimit “Miqtë e Jugut” ishte ambasadori i Britanisë së Madhe, Denis Keef ndërsa pjesëmarrës ishin edhe ambasadori SHBA-së, Norvegjisë, Belgjikës, Holandës, shefi i misionit të OSBE-së dhe përfaqësues nga Ambasada Gjermanisë, zvicerane, turke, italiane.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.