Përfaqësues të komunës së Bujanocit dhe Preshevës realizuan takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keef me të cilin biseduan për bashkëpunime në të mirë të qytetarëve lokal.
Ambasadori, Denis Keef në profilin e tij në twter ka shkruar se ka biseduar me kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë për bashkëpunim konstruktive me qeverinë në Beograd.
“Fokusimi më i madh i ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës, qëndrim i yni i përbashkët dhe domosdoshmëri. Vullneti politik për bashkëpunim më të ngusht me përfaqësuesit e ambasadave mike të akredituara në vend është i pakontestueshëm”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.
Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është shprehur përmes rrejtit social për takimin me ambasadorin Keef.
“Njoftuam shkëlqesinë e tij për situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës dhe e njoftuam edhe për ndryshimet politike në vitin e kaluar me ndërrimin e pushteteve lokale në të dy komunat. Ambasadori Keefe u shpreh i kënaqur me këto ndryshime politike dhe me konstruktivitetin dhe pragmatizmin në zgjidhjen e problemeve teknike dhe politike”, ka shkruar Arifi.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd në vazhdimësi përkrah zhvillimin e komunave Bujanoc dhe Preshevë përmes projekteve të ndryshme.
Burimi: Titulli.com