DYLON

Kallëzim penal për një të dyshuar, kanosi një tjetër me armë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Njësitet e Hetimeve te Stacionit Policor në Viti pas një pune intensive në lidhje me një rast të mëhershëm kur një qytetar kishte kanosur një tjetër, ka arrit ta arrestojë atë, është intervistuar dhe më pas ndaj tij edhe është ngrit kallëzim penal.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka rikujtuar rastin kur me datën 04.09.2014 rreth orës 08:58 në Tregun e kafshëve në fshatin Drobesh, komuna e Vitisë, i dyshuari R. N.(1985) me banim në një fshat të komunës së Gjilanit, kishte kanosur me armë viktimën, përderisa të njëjtit kanë qenë në treg dhe kanë filluar të fjalosen në lidhje me një borgj për shiteblerjen e bagetive.

EkoHigjiena

Toger Hashani thotë se nga policia është hasur i dyshuari R. N. dhe gjatë intervistimit i njejti pranon se e kishte ekspozuar armën në ditën e kritike. Arma e tipit ECOL SPECIAL 9mm një karikator pa municion është konfiskuar nga policia.

Me urdhër të Prokurorit për krime të rënda ndaj të dyshuarit është ngrit kallëzim Penal, lënda procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.