Autoritetet policore bëjnë të ditur se me datën 13.10.2024 rreth orës 22:15 Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, dyshohet se njëri nga ta ka shkrepur me armë zjarri. Nga këto të shtëna lëndime trupore nuk ka pësuar askush.
Njësitet policore relevante gjatës këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) gëzhoja, po ashtu pas arrestimit nga i dyshuari kanë konfiskuar një (1) armë të llojit Zoraki të kalibrit 9mm dhe njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 9mm së bashku me një (1) karikator. Të gjitha dëshmitë e konfiskuara do të përdorën si dëshmi për gjykatën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’ dhe ‘’Përdorim i armës apo mjeteve të rrezikshme’’, thuhet në njofitmi ne policisë. /2LONLINE/