(2L ONLINE) – Ditë më parë policia e Kosovës, kishte raportuar për një rast të arrestimit të një të dyshuari për të cilin është thënë se për arsye të xhelozisë e ka rrahur të dashurën e tij, ndërsa tani në një informacion shtesë, zyrtarë policorë, përgjegjës për informim në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit kanë bërë me dije se rasti është proceduar në Prokurorin Themelore në Gjilan e ndaj të dyshuarit është ngrit kallëzim penal për veprën penale “Sulm”
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se për të dyshuarin Q.R. (1973), janë gjet dëshmi të qëndrueshme se ai e kishte goditur në fytyrë të dashurën e tij përkatësisht viktimën J. R. (1996) dhe besohet se motivi i krejt kësaj ka qenë xhelozia.
Është intervistuar edhe viktima J. R. (1996) e cila ka deklaruar se i dashuri i saj e kishte goditë disa herë atë pasi që kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete. Palët e përfshira në rast janë dëgjuar edhe nga Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar fillimisht ndalimin e të dyshuarit për 48 orë e tani kemi edhe kallëzim penal ndaj tij për veprën penale “sulm”. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/