Fondi për të Drejtën Humanitare ka ngritur kallëzim penal më 26 dhjetor kundër Bozidar Deliqct, ish-komandant i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave , Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-së me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë më 26 mars të vitit 1999.
Kallëzimi penal kundër gjeneralit Delic është ngritur për shkak të urdhrit për sulm joselektiv ndaj popullatës civile, i cili rezultoi me vdekjen e civilëve, lëndime të rënda dhe dëmtime serioze të shëndetit të njeriut apo sulmit pa përzgjedhjen e cakut i cili godet popullatën civile, vrasjen e civilëve dhe shkatërrim arbitrar të pronave të civilëve nga neni 142 Kodi Penal i RFJ-së .
Viktimat e krimit në Landovicë janë: Njomëza (Ibish) Morina (1983), Dalife (Hazer) Gashi (1923), Ismet (Selman) Gashi (1952), Afrim (Eqrem) Gashi (1981), Fatime (Selman) Morina (1955), Festina (Islam) Morina (1997), Luljeta (Haxhi) Qarreti (1965), Bukurije (Xhemajl) Qarreti (1971), Diellza (Selajdin) Qarreti (1998), Nazmie (Haxhi) Qarreti (1984), Gëzim (Haxhi) Qarreti (1990), Kosovare (Nazim) Selimaj (1988), Kushtrim (Nazim) Selimaj (1991, Avdi (Ragip) Gashi (1939), Avdi (Haxhi) Morina (1935), Hadije (Mustafë) Gashi (1924), Shefki (Ali) Jahaj (1948) dhe Abaz (Sejdi) Krasniqi (1977).
Në mars të vitit 2013, FDH ka publikuar dosjen mbi aktivitetet e BRMO 549 të UJ-së dhe krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë të këtij njësiti gjatë vitit 1999 në Kosovë.