DYLON

“Kallet” Zagrebi, Leo Messi me shallin e Hajdukut të Splitit

Avatar photo Redaksia

Një fotografi e Lionel Messit e ka irrituar shumë tifozerinë e Dinamo Zagreb, “Bad Blue Boys”. Futbollisti më i mirë në planet është takuar në një restaurant me anëtarë të tifozerisë të skuadrës rivale të Dinamos, Hajdukut të Splitit.

Madje Messi ka pranuar që të bëjë foto me shallin e Hajdukut të Splitit. “Bad Blue Boys” ka bërë ofendime të ndryshme për Messin pas publikimit të kësaj foto, transmeton Indeksonline.

EkoHigjiena

Ivan Rakitic thuhet se e ka mundësuar këtë takim të shkurtër me tifozët e Hajdukut, ndërsa vetë kroati nuk ka pranuar të dal në foto për të mos nxitur urrejtje nga asnjë tifozeri sepse në të kaluarën nuk ka luajtur për asnjëren skuadër dhe është reprezentues i Kroacisë.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=3&LajmID=165171