DYLON

Kalendari shkollor t’i përshtatet realiteteve të reja klimatike dhe të garantohen kushte të përshtatshme dhe të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit

Kalendari shkollor t’i përshtatet realiteteve të reja klimatike dhe të garantohen kushte të përshtatshme dhe të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Kushtrim Kadriu

Vitin e ardhshëm, mendoj se shkollat duhet të fillojnë më vonë mësimin në shtator, jo më 1 shtator, për shkak të temperaturave të larta.

EkoHigjiena

Kushtet klimatike në Kosovë kanë ndryshuar. Vera po zgjatet, ndërsa temperaturat e larta po vazhdojnë edhe gjatë muajit shtator, duke krijuar kushte të vështira për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Në fillim të këtij viti shkollor jemi përballur me telashe të mëdha për shkak të nxehtësisë së lartë në klasa.

Fëmijët të zhvillojnë mësimin në temperatura të larta, në objekte shkollore që, në shumë raste, nuk kanë sisteme të përshtatshme klimatizimi. Në kushte të tilla vështirësohet jo vetëm procesi mësimor, por rrezikohet edhe mirëqenia e nxënësve dhe e mësimdhënësve.

Prandaj, konsideroj se është urgjente të rishikohet kalendari shkollor dhe fillimi i procesit mësimor të zhvendoset nga 1 shtatori.

Kalendari shkollor duhet t’u përshtatet realiteteve të reja klimatike dhe, mbi të gjitha, të garantojë kushte të përshtatshme dhe të sigurta për nxënësit dhe mësimdhënësit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.