DYLON

Kalendari i “Vjeshtës Letrare të Gjilanit” për vitin 2026

Kalendari i “Vjeshtës Letrare të Gjilanit” për vitin 2026
Redaksia

“Vjeshta letrare e Gjilanit, përkatësisht edicioni i shtatëmbëdhjetë i saj, nis këtë të shtune që vjen, më17 tetor 2026, ku në epiqendër të hapjes së këtij manifestimi maratonë – dymujorë, është shënimi i tetëdhjetë vjetorit të ditëlindjes të njërit prej shkrimtarëve të shquar të letërsisë sonë dhe të studimeve letrare, prof dr. Anton Nikë Berishës.

Ky personalitet i shquar i letrave shqipe dhe përgjithësisht i kulturës shqiptare, përpos që i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme vepra të reja në këto gjashtë dekada e sa letërsisë shqipe, është dhe fitues i Çmimit letrar “Beqir Musliu”, por edhe mbështetës i madh i veprimtarive letrare në Gjilan , të cilat projektohen e realizohen përmes asociacioniut alternativ të shkrimtarëve të Kosovës – Ars Clubit “Beqir Musliu”.

EkoHigjiena

Në veprimtaritë tjera vijuese, do t’iu kushtohet më shumë vëmendje, shkrimtarëve të letërsisë bashkëkohëse si dhe veprave më të reja të tyre, të cilat gajtë këtij viti janë cilësuar e vlerësuar nga kritika, si vepra të arrira në rrafshin artistik, si ajo e poetes Naime Beqiraj, “Mos i kallzo harrimit”, apo dhe e Donikë Dabishevcit, “Grue prej zjermit”.

Natyrisht do të shpaloset dhe portreti letrar i shkrimtarit Bardh Frangu gjatë muajit nëntor, e, përpos tij, e në një nga veprimtaritë vijuese do të vlerësohen dhe dy vëllime të reja poetike të poetes nga mërgata jonë, Zize Pepshit.

Mysafir i sivjemë i “Vjeshtës letrare…” do të jetë, shkrimtari nga Kosova Lindore që prej vitesh jeton e krijon në Fushë-Kosovë, Mexhid Mehmeti.

Në prag të festave të nëntorit është paraparë që në ambientet e shkollës së mesme të ulët, “Selami Hallaçi” të Gjilanit, të flitet para nxënësve dhe mësimdhënësve për poezinë e zgjedhur të shkrimtarit hero , Ymer Elshanit, i cili bashkë me familjen e tij dhe Familjen Muçlli, u ekzekutuan gjatë luftës për çlirimin e Kosovës nga forcat pushtuese serbe, në Poklek të Drenasit.

“Vjeshta letrare…” do të përmbyllet më 19 dhjetor 2026, me paraqitjen e botimeve të këtij viti, në hapësirat e Bibliotekës “Fan S. Noli”, ku edhe do të mbahen thuaja të gjitha veprimtaritë letrare të këtij edicioni.

I tëri ky Kalendar veprimtarish të nduarduarta realizohet nga vullneti i pashoq i anëtarëve të Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe krijuesve e artdashëve që kontribuojnë qoftë me kumtesa, deklamime e moderime, po edhe me vetë pranë e tyre përgjatë këtyre dy muajve. E, mbështetës i këtij edicioni, si dhe herave të tjera, është dhe nikoqiri – Biblioteka e Qytetit, po edhe Shtëpia botuese “Beqir Musliu” so dhe mediat lokale e portalet e krahinës së Anamoravës.

(Kurt Rexha)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.