DYLON

Kakao një zgjidhje e mirë kundër kollës

Avatar photo Redaksia

Kakao është një zgjidhje shumë e mirë kundër kollës. Merita për këtë funksion të kakaos i takon teobriminës, e cila gjendet në një kokërr kakao në masën 2%.

Një studim britanik i drejtuar nga Alyn Morice, drejtoreshë e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën qoftë të përkohshmen edhe atë kronike.

EkoHigjiena

Studimi u bazua në pacientët e 13 spitalave në Britaninë e Madhe të cilët vuanin nga kolla, ku u vu re se nga pirja e kakaos, simptomat e kollës reduktoheshin në masën 33%.

Rol qetësues luante edhe ngrënia e çokollatës, e cila e ndërpriste kollitjen por për një afat kohor më të shkurtër. Ndërkohë kakao e pirë në formë të lëngshme, garantonte një qetësim më të madh edhe në format më agresive të kollës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.