DYLON

Kajtazi: Çdo veprim i “mprehët” pa marrëveshje me NATO-në, rrezikon sovranitetin

Avatar photo Redaksia

Të bërit opozitë nuk duhet të kaloj në hipokrizi, opozita thotë se është shkelje e kushtetutës mos prezenca e FSK, apo Ushtrisë së ardhshme të Kosovës në veri, por ajo harron se edhe Serbia është duke e shkelur kushtetutën, sepse në kushtetutën e Serbisë, Kosova është pjesë shtetësisë serbe, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, për Bota sot.

“Të sulmosh në këtë pikë tani është përrallë dhe kjo opozitë përralla nuk ka kujt t’i tregoj, ato a fëmijët më nuk i dëgjojnë. Ajo që është për tu kritikuar në këtë drejtim është zhvillimi i ngadaltë i institucioneve tona të sigurisë të cilat në kuantitet janë plotësuar, por në kualitet lenë shumë për të dëshiruar. Ato në vend se të zhvillohen me shpejtësi, u mbërthyen nga nepotizmi, militantizmi partiak ku përgjegjësia më së shumti ju bie bllokut të partive politike të quajtura si “krahu i luftës” në të cilën bën pjesë e dhe opozita e sotme”, thotë Kajtazi.

EkoHigjiena

Ai thekson se Kosova është shtet i krijuar nga një marrëveshje ndërkombëtare dhe atë kryesisht e shteteve të përfshira ne NATO.

“Njëhërit këto shtete janë edhe garant i shtetësisë së Kosovës dhe çdo veprim i “mprehët” pa marrëveshje me NATO-në, do të rrezikonte vërtete sovranitetin e vendit. E rëndësishme është që në veri nuk është ushtria serbe. Logjika e opozitës së tanishme në këtë drejtim është primitive dhe nëse ajo vije në pushtet dhe vepron me këtë logjikë, sovraniteti i Kosovës do të reduktohet në “Pashallëkun e Prishtinës””, thekson ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se, se qeverisjet e kaluara kanë menaxhuar keq këtë proces dhe ka vend për kritika, por natyrisht që duhet dhen edhe alternativa e që opozita duhet ta bëj. Konfrontimi me bashkësinë ndërkombëtare është dëshirë e politikës serbe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.