DYLON

Kajsia, e mirë për gjakun dhe migrenën

Avatar photo Redaksia

Frutat e kajsisë janë të këndshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato kanë vlera të mira ushqyese, si: vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj.

Përveçse një frut i shijshëm, ajo gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin, gjethet dhe degët e saj. Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje dhe lëngu të këndshëm.

EkoHigjiena

KajsiaFruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, si dhe është gjithashtu shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur dhe bën mirë për zërin e ngjirur.

Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%, vajra deri në 55%,etj, edhe përdoren me efekt kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë. /Titulli.com/

Fruti i kajsisë, në përdorimin natyral, kuron:

a) Dhembjet në gjoks

b) Aneminë

c) Sëmundjet kanceroze

d) Migrenën dhe epilepsinë

e) Sëmundjet e mëlçisë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.