/2L ONLINE/ – Eskatologjia, kjo fushë e paprekur ndër shqiptare e cila në mes tjerash ka për studim kuptimin e fillimit, vijimit dhe mbarimit të gjithçkaje që ka të bëjë me njerëzimin dhe galaktikën tonë në përgjithësi, duke u bazuar në librat profetik, thëniet e profetëve apo të ngjarjeve të treguara nga të dërguarit fetar.
Realisht nga të gjitha fetë kemi këtë fushë studimi siç edhe njihen me emërtimet si: “Eskatologjia krishtere”, “eskatologjia jahudite”, “eskatologjia budiste” dhe në decenien e fundit është themeluar edhe eskatologjia islame, e cila shquhet për nga saktësia si dhe përmes mënyrave të interpretimit të ngjarjeve të cilat kanë ndodhur dhe që pretendohet të ndodhin në botë.
Si u bë transformimi I forcës ushtarake dhe monetare botërore angleze të kalojë matanë Atlantikut?
Nisur nga kjo, interesimi në këtë fushë e ngritë vëmendjen në ngjarjet e mëdha për të cilat realisht shpjegim praktik nuk ka por bazuar në ekatologjinë islame e cila përfundimin e bjen ndërmjet gërshetimit të dy burimeve primare, librit të shenjtë Kur’anit dhe thënieve profetike të të dërguarit të fundit, Muhammedit A.S. që njihen si hadithe.
Koha në tokë dhe përllogaritja e saj në hapësirë
Për që koha nuk është e njëjtë as në tokë e lëre më në hapësirë, këtë e ka konstatuar edhe Albert Ajnshtajni këtë konstatim e ka shpjeguar si në vijim: “Ora ime dhe ora juaj nuk ecin punojnë në të njëjtin ritëm. Koha varet nga graviteti. Nëse ora ime është në nje fushë të fuqishme gravitacionale atëherë do të sillet më ngadalë se ora e juaj e në fushë më të ulët graviteti.”
Derisa eskatologjia islame këtë e zbërthen përmes dy burimeve të saja në vijim:
Kur’an, Sura Al-Haxh (22:47): “Dhe ata të ju bëjë thirrje për shpejtimin e dënimit. Por All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet. Dhe me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vjet të atyre që ju i numëroni.”
Hadith, Sunan Abu Dawud, libri 25, nr. 3658 : “I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira qoftë mbi të, ka thënë: Gëzohuni, ju grupi i emigrantëve të varfër, në njoftimin që ju do të keni dritë të përsosur në ditën e kijametit kur Ju do të hyni në xhennet gjysmë dite para të pasurve, e që është pesëqind vjet.”
Matja e kohës dhe fuqitë globale
Bazuar në profecitë e shpjeguara në Hadithet e Muhammedit a.s. në kapitullin në lidhje me ardhjen e Isës a.s. por paraprakisht të profetit të rremë i cili pretendon të jetë Isaja, Muhammedi a.s. transmeton në vijim: “Dyzet ditë, një ditë si një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë, dhe pjesa tjetër e ditëve të tij si ditët tuaja”
Derisa në eskatologjinë islame numëruesi i përbashkët i kohës referuar burimeve primare islame na jep 1 ditë në përjetësi sa 1000 ditë në tokë, në vijim do të shtjellojmë numerikisht transferimin e pushteteve si dhe qëllimin final të tyre.
“1 ditë sa 1 vit” – Pax Britanica
1000 ditë pjestuar për 1 vit = 1000 vite
Numërimi bazuar në eskatologjinë islame na jep përllogaritjen e cila përfundimisht tregon sunduesin global të kohës që nga fillimi i erës së re dhe krejt kjo ndodhi në fillet e para të themelimit të perandorisë britanike nga shekulli 9 dmth vitet 900 duke u shtrirë me pushtet ushtarak përmes flotave të saja si dhe si monedhë globale zyrtarisht kemi pasur funtën angleze deri në luftwn e parw botwrore gjegjësisht vitin 1914.
Pra nëse 1 ditë është baraz me një vit dhe sipas Kur’anit dhe haditheve profetike islame del se 1 ditë hyjnore është sa 1000 ditë në tokë atëherë kemi me automatizëm emruesin e përbashkët që sundoi globin përmes monedhës dhe fuqisë ushtarake deri në vitin 1914 deri me fillimin e luftës së parë botërore ku e cila atë vit numëron territor prej 26 milion km2 dhe me 400 milion banorë brenda atij territori por që nga ai vit fillon transferimi i fuqisë botërore diku tjetër.
Atëherë matematikisht nga nisma e themelimit të shtetit britanik të viteve 900 e deri tek kurorëzimi i saj në vitin 1914, kemi 1014 vite sundim global ushtarak e financiar britanez.
“1 ditë sa 1 muaj” – Pax Americana
1000 ditë pjestuar për 12 muaj (1 vit) = 83.3 vite
Me fillimin e luftës së parë botërore në vitin 1914 dhe përfundimin e saj në vitin 1918 kemi periudhën e transferimit të pushtetit global gjegjësisht botëror tek pushtetari i ri e që janë SH.B.A.-të, të cilat sipas llogaritjeve eskatologjike islame del se shkëlqimi i saj do të jetë vetëm 83 vite e ca muaj.
Pra nga përfundimi i luftës së parë botërore në vitin 1918 bashkë me mbledhjen e shumës së 83 viteve nga përllogaritja profetike, na jep vitin 2001 gjegjësisht vitin e sulmit të kullave binjake gjë që njihet edhe si vit i fillimit të transferimit të pushtetit global tutje.
“1 ditë sa 1 javë” – Pax Judeica
1000 ditë pjestuar për 52 (52 javë ka një vit) = 19 vite
Nëse e marrim parasysh transferimin e fuqisë globale nga njëri akterë në tjetrin përmes përllogaritjeve në të dhënat e hadithin gjegjësisht thënies profetike të pejgamberit të fundit, Muhamedit a.s. atëherë periudha e fundit e qeverisjes globale do të jetë ajo me qendër Jerusalemin e sotëm.
Do me thënë në analizat e sipërpërmendura si dhe krahasimet me thëniet profetike dhe me librin e shenjtë, del se Izraeli me kryeqendër Jerusalemin do të jetë fuqia e ardhshme botërore e cila do të do kontrollojë gjithçka, që nga qeveritë e të gjitha shteteve botërore dhe këtë transferim nuk do t’ia mundësojë ndonjë mposhtje luftarake ndaj Amerikës por nga çrregullimet ekonomiko-financiare që pritet të ndodhin deri në fund të vitit 2017.
Atëherë do vjen deri tek kolapsi financiar dhe devalvimi I dollarit amerikan si valutë reference për tërë botën. E ardhmja na pret me valuta fiktive apo me paranë elektronikë gjegjësisht do të përballemi me vetëm pagesa Online që do të mundësojë udhëheqësin global që ekonominë botërore ta ketë nën kontroll dhe derisa kontrollon ekonominë globale atëherë kjo determinon edhe stabilitetetin e qeverive të shteteve si dhe forcat ushtarake të tyre.
Pra që nga sulmi në kullat binjake në Nju Jork, lindja e mesme është shndërruar në arenë betejash, mizorisht, shkatërrimesh, përndjekjesh e deri tek kolonitë e miliona refugjatëve të shpërndarë nëpër botë, dhe krejt kjo që stabiliteti dhe fuqia e shteti që do të kontrollojë botën, të jetë sa më e sigurt dhe e përqendruar në qeverisjen e saj globale.
Krejt kjo periudhë do të ndodhë “1 ditë sa një javë” e që përllogaritjet na japin periudhën prej diku 19 viteve që përafërsisht I bie deri në vitin 2020-2025.
Përfundim
Dihet mirë se gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet prandaj edhe ngjarjet e përshkruara, eksatolologjia islame I sheh me përfundim të sipërpërmendur, deri me zbritjen e Isës a.s. alias Jezusit në tokë për të mposhtur Dexhallin alias Antikrishtin I cili do të paraqitet në periudhën e sundimit të Izraelit në tokë.
Kuptohet se krejt kjo që u tha, për lexuesin I cili nuk është familjar me besimin apo edhe me eskatologjinë si shkencë, është e vështirë të shihet me sy real dhe të perceptohet drejtë prandaj ky shtjellim padyshim se I takon shtresës besimtare dhe intelektuale të cilët marrin për bazë edhe ngjarjet e sipërpërmendura si dhe zhvillimet ndërmjet tyre të cilat padyshim se në shtjellimin tonë të mësipërm kanë për bazë dy referencat e eskatologjisë islame, përmes të cilave edhe janë bërë hulumtime dhe zbulime edhe në fushat tjera të jetës.
Zoti e di më së miri! /2L ONLINE/