DYLON

Kah po shkojmë si shoqni?!

Kah po shkojmë si shoqni?!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Burim Korqa

Deri kur me përçarje, me ndarje?

EkoHigjiena

Deri kur me kaq shumë urrejtje mes nesh?

Pse po e shfrytezojmë çdo rast, edhe ato raste që duhet të na bashkojnë, për me u nda, me u sha e me e shpreh mllefin ndaj njëri-tjetrit?

Në vend që të bashkohemi, të reflektojmë mbi gabimet tona dhe t’u japim zgjidhje problemeve që na dalin perpara, ne po gjejmë arsye edhe aty ku nuk ka arsye, vetëm për me u përça.

Ky vend është kriju me gjak, me mund e me sakrificë. Nuk kemi të drejtë ta demtojmë atë që është ndërtuar me aq shumë vuajtje.

Jemi bo pikë e pesë që thotë populli. Le të mos ia bëjmë vetës atë që dikush tjetër gjithmonë ka dashur të na bëjë.

Kosovës i duhet më shumë bashkim, më shumë respekt dhe më pak urrejtje.

Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por për Kosovën duhet të dimë me qëndru bashkë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.