DYLON

Kafshimi i maces i rrezikshëm!

Avatar photo Redaksia

Edhe pse mund të mos besoni, kafshimi i maces mund të jetë aq serioz sa të përfundoni në spital.

Një studim ka treguar se macet mund t’i bartin bakteret thellë në nyje dhe inde, ashtu që një kafshim i cili në shikim të parë mund të duket i parrezikshëm, mund të bëhet shumë serioz për shkak të paraqitjes së infeksionit.

EkoHigjiena

Shkencëtarët i këshillojnë të gjithë se nëse i kafshon macja, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore. Sidomos të kujdesshme duhet të jenë femrat e moshës së mesme, sepse në bazë të statistikave, ato janë viktimat më të shpeshta.

Kafshimet e maceve janë aq të rrezikshme saqë një nga tre të kafshuar doemos duhet të hospitalizohen, kurse dy të tretat e atyre që shtrihen në spital duhet të operohen.

Personat që macja i ka kafshuar në nyjat e duarve janë më të rrezikuar në raport me ata që janë kafshuar në indet e buta.

Dhëmbët e maceve depërtojnë më thellë se dhëmbët e qenve, ashtu që mund të dërgojnë në organizëm baktere, të cilat shumë vështirë luftohen edhe me antibiotikët më të fortë.

Prandaj, plagët nga kafshimi i maces duhet të merren menjëherë seriozisht dhe të trajtohen fuqishëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.