Kafeja ka ndikim psikologjik, ndikon në sjellje
Kafeja eshte nje nga pijet më të konsumuara në botë, gjithashtu ka një efekt psikologjik. Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Torontos të botuar në revistën shkencore ”Consciousness and Cognition”.
Studiuesit në fakt kanë vërejtur një efekt shkakësor, falë të cilit ekspozimi ndaj disa sinjaleve, edhe nëse është i vogël, mund të ndikojë në mendimet dhe sjelljet tona.
Përmes katër studimeve të veçanta dhe duke përdorur një përzierje të pjesëmarrësve nga kulturat perëndimore dhe lindore, ata krahasuan efektet e mendimeve të kafesë dhe çajit.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit e ekspozuar ndaj stimujve të lidhur me kafe e perceptuan kohën më të shkurtër dhe mendonin në kushte më konkrete dhe më të sakta. Efekti, megjithatë, nuk ishte aq i fortë në mesin e pjesëmarrësve që ishin rritur në kulturat lindore, të cilat sipas studiuesve janë më pak të dominuar nga konsumimi i kafesë.
