Kafazi si robëri dhe si etje e vazhdueshme lirie

(Nexhat Rexha “Fluturojnë zogjtë në kafaz”, poezi, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2014)

Inspirimi poetik dhe mendimi kritik, të shumtën, kanë të njëjtin synim: të bëjnë sa më të dukshme bukurinë artistike dhe të nxjerrin në dritën e të vërtetës vlerën e krijimit. Por, derisa krijuesi është pjesë përbërëse e krijimit, kësaj bukurie, madje tharmi i saj, kritikut i duhet të largohet sa më shumë nga subjektivja, krijimin ta shohë si një lëndë pune, pra, të ec një rrugë krejt tjetër për të nxjerrë në dritë atë që shfihet, ruhet e kuptohet në brendinë e krijimit artistik. Mandej, këto rrugë të ndryshme takohen përsëri te ajo që është e përbashkëta dhe synimi i krijuesit dhe kritikut: vlera. Dhe ishte mu vlera ajo që më shtyri të shkruaja këto mendime, derisa po lexoja librin poetik të Nexhat Rexhës “Fluturojnë zogjtë në kafaz”, i cili më përvetësoi me thellësinë e ndjenjave, me vargjet e qëlluara, me figurshmërinë tejet të larmishme, me nëntekstin shumëdimensional dhe me aspekte të tjera, që dalin në dukje nga vargu në varg, nga poezia në poezi. Simboli i kafazit, si robëri dhe si etje e vazhdueshme lirie, është një metaforë e vazhdueshme, një sfidë e përjetshme për njeriun e kohën dhe një bashkudhëtim i pandalshëm me atë që është e përjetshme: kuptimin e lirisë dhe ëndrrën e pashkëputshme për jtë në liri, qoftë përmes jetës treale e forte si abstragim i saj, duke krijuar kështu lidhje të forta me mendjen kritike, me shpirtin që ndjen dhe duke hedhur shikime ngulmuese drejt horizonteve që hapen me dashuri zemre, me mendje të ndritur e me synime të pakëputshme për rrugë ardhmërie. Pra, Nexhat Rexha, si njeri e si krijues, si kritik e si poet, si edukator e si njeri që bashkëjeton e bashkëvepron me rrjedhat jetësore të këtij vendi e të këtij populli, është vetja dhe krijuesi, është e imagjinueshmja dhe realja artistike, është mendja dhe shpirti që kërkon e që krijon. Me këtë ai sfidon disa madhështorë të kotë, shumë të pranishëm, për fat të keq, në mjedinin tonë, duke i tunduar ata që të shohin veten e të mendojnë realisht për veten, pa u pare krijimit me ta e pa e pasur mendjen te ata. Ai arrin këtë matje si krijues i vlerave dhe ashtu del në arenën e lexuesëve dhe matet me shumë njerëz me tituj, me doktorë shkencash e me mbajtës me forcë të privilegjeve të shumta, që kanë degraduar shumë krijimtarinë ndër ne; që kanë zbehur deri në cfilitje shkencën tonë dhe mendimin kritik e vetanak te ne, duke vjedhur krijime, duke marrë mendime e arritje të mendimtarëve e shkencëtarëve të huaj; por duke mos pasur guxim, njohje e aftësi, as mendore e as shpirtërore, të thonë as edhe një mendim që të jetë plotësisht i tyre; duke i marrë si vlera të vetme dhe kulminante disa emra (shpesh shumë kalimtarë e shumë të dyshimtë për vlerat që kanë) të shkencës botërore, pa patur mundësi t’i blujanë ato mendime e arritje në mendjen e tyre të ndryshkur, pra pa ia shtruar fare ato mendimit kritik e rrjedhave bashkëkohore e duke ua shitur shumë lirë, si arritje të tyre, studentëve të pafajshëm e lexuesve të painformuar.
Nexhat Rexha nuk kënaqet me gjendjen, nuk mburret me arritjet dhe vazhdon të udhëtoj tutje, ku pret e ardhmja, e dëshiruara, e shpresuara, pra shkon atje ku disave u prishet qetësia; ku disave u trazohet përditshmëria dhe prandaj, kur duan ta pengojnë, u thot se ka diҫka më të kuptimtë, më me vlerë, më të përjetshme, ku: “Amshimi i gjakut meteor lirie” (f. 49) flet për kohët e ikura e për brezat që do të vijnë dhe

“Dielli e qielli
Imazhi e zhveshjeve riveshin
Me amshimin ҫuditërisht takohen
Për alarmin e sirenave të mbrëmjete”, f. 54

Në anën tjetër kemi simbolin e fluturimit. Të kundërtën e kafazit dhe ëndrrën e vazhdueshme të njeriut. Etja për të fluturuar, për të mundur të zakonshmën, qoftë edhe në kafaz, qoftë edhe në pamundësinë më të madhe, nuk shuhet. Kjo është sfidë e secilës gjallesë mbi dhe, po për njeriun, që nga krijimi i tij është sfidë e vazhdueshme dhe arritje, sepse njeriu ka arritur të bëhet një me fluturimin, përmes arritjeve teknnike, po që kanë tejkaluar shpejtësinë e ҫdo gjallese tjetër, e që shkojnë drejt mundësisë që njeriu të fluturojë ku të dojë me trupin e tij e të udhëhequr vetëm nga mendja e tij:

“Në hapësirën e mbyllur njohëm yjet
E fluturimet ngarendëse ngazëllyen
Sytë nuk u ndanë nga ikona përjetësi
Zoti pranoi lutjen frymëmarrëse” f. 14

Në këtë kafaz, të cilin nuk e pranon as mendja e as zemra, ndodh jetësorja, luftohet për të dalë në liri, së paku për ta ndjerë lirinë. Dhe ajo vjen nëpër ato fluturime brenda një hapësire të ngushtë, ku e gjitha realisht ndodh tutje, në gjerësinë e pafund, ku fluturon zemra, e cila nuk prek hekurat e ftohta e të ҫelikta të kafazit, e ku etja për dalje në kaltërsi është e pranishme dhe bartet përmes mendjes e zemrës. Prandaj mund të themi, si përfundim, se Nexhati i këndon shpirtit të lirë, mendjes së pakufishme dhe jetës që lindet e rilindet, ku vdes e përtrihet ajo që duhet të jetuar. Vazhdojmë komunikimin e pandërprerë me poetin, edhe pas leximit të librit, duke parë imazhet e krijuara nga ai me sytë e mendjes, duke kujtuar fëmijërinë e luftën, vuajtjet e fitoret; duke kënduar baladën e vazhdueshme kujtesës e duke shikuar me fjalë edhe të padukshmen. /2L ONLINE/

KOMENTE