Kadriu-veteranëve: Ju kishit guximin të flijonit jetën, ne tani kemi përgjegjësi të zhvillojmë vendin

Kadriu-veteranëve: Ju kishit guximin të flijonit jetën, ne tani kemi përgjegjësi të zhvillojmë vendin

Në vazhdën e takimeve me qytetarë, shoqata të ndryshme, biznese dhe kategori të caktuara të shoqërisë në Gjilan, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, sot u takua me veteranë, invalidë dhe familje të dëshmorëve të UÇK-së.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ish-komandanti UÇK-s, i Zonës Operative të Karadakut, njëherësh shef i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi.

Të jesh pjesë e AAK-s nuk ka qenë dhe nuk është e lehtë, sepse njerëzit e Aleancës janë njësoj, si në luftë, njëjtë edhe në paqe, sepse kanë ndryshua vetëm rrethanat, jo edhe vizioni.

“Jemi të vendosur për me zhvillua Kosovën, me qenë përkrah çdo qytetari, sikurse që ishim krah popullit në etapa të vështira për vendin. Tani Kosova ka një kryeministër që vjen nga bërthama e luftës, njëri prej nesh, dhe tani vendi ynë me qeverisjen e Haradinajt në Kosovë, dhe me kryetar Rexhep Kadriun në Gjilan, do të krijohet krejt një imazh tjetër edhe për Kosovën, edhe për Gjilanin”, tha Ahmet Isufi.

Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-s për të parin e Gjilanit, tha se sot Kosova organizon zgjedhje të lira e demokratike, bëjmë jetë të qetë e pa frikë, zhvillohemi e ndërtojmë, arsimohemi e integrohemi, falë sakrificës tuaj dhe gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

“Kur ju ishit në male, ne nuk ishim krah jush atje, ndërsa ju përfunduat komtributin tuaj ndaj atdheut, tani ne jemi përgjegjës për ti dhënë kuptim lirisë. Rëndon mbi supet tona barra e zhvillimit të vendit, të krijojm barazi në mënyrë që liria të jetë kuptimplotë”, tha Rexhep Kadriu.

Ai shtoi se do të angazhohet maksimalisht që asnjë familje e dëshmorëve, fëmijë i dëshmorit, veteran, invalid i luftës së UÇK-s, të mos mbetet pa përkujdesje nga institucionet.

“Jemi të vendosur që këtyre kategorive të dalura nga lufta, ti kushtojmë përkujdesje të merituar, sepse edhe tani por edhe brezat e ardhshëm e kanë detyrim kombëtar përkujdesjen ndaj vlerave më sublime të historisë”, përfundoi Kadriu.

Sponsorizuar nga AAK

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE