DYLON

Kadriu uron Aliun dhe premton mbështetje nga biznesi i tij privat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, Rexhep Kadriu, njëherësh edhe nënkryetar i Komunës, me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan, me ç’rast ka uruar kryetarin e ri të zgjedhur të BI-së në Gjilan Naim Aliu të cilit i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë.

Me këtë rast Kadriu, ka thënë se Bashkësia Islame është një institucion shumë i madh dhe pikëprekë numrin më të madh të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, prandaj siç ka thënë ai kjo kërkon edhe bashkëpunim dhe angazhim të të gjithëve. “Isha sot në Bashkësinë Islame në Gjilan, për të uruar kryetarin e ri, Naim Aliu, të cilit pos urimit i kam ofruar bashkëpunim dhe mbështetje në kuadër të përgjegjësive që kam si kryetar i AAK-së, si nënkryetar i Komunës por edhe si pronarë i biznesit privat. Në hapin e parë në këtë vizitë unë ndajë mbështetjen me 100 kubik beton, për xhaminë e lagjes “Baleci”, por po ashtu angazhimi dhe mbështetja nuk do të përfundoj me kaq, ngase kemi ende punë të shumta që mund të bëjmë së bashku”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Kadriu.

EkoHigjiena

Ai po ashtu ka pohuar se Bashkësia Islame ishte dhe po vazhdon të mbetet në rolin e përkushtimit për të kultivuar bashkimin mes qytetarëve, solidaritetin dhe paqen fetare në të komunitetit tonë, siç ka vepruar edhe më parë. /2L ONLINE/