Kadriu: Të kushtëzohet Serbia në Bruksel, të mos pengohet lëvizja e lirë nga shteti serb

Kadriu: Të kushtëzohet Serbia në Bruksel, të mos pengohet lëvizja e lirë nga shteti serb

E ashtuquajtura “Lista e Kuqe” e krijuar nga shteti serb, me qëllim ndalimin e hyrjes në Serbi të bartësve të institucioneve kosovare, mendoj që është një loje e radhës e shteti serb, një lojë demode dhe një serial me episode të reprizuara që nga vitet e 90-ta.

Kështu është shprehur, Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, sipas të cilit, këto veprime të ndalesave apo edhe raste e arrestimeve kanë filluar nga shkurti i këtij viti kur Agjensia e Inteligjencës Serbe-BIA, ngriti aktakuza politike duke përfshirë edhe disa anëtar të Lëvizjes Vatra. “Në njërën nga to jam i përfshirë edhe unë, e më pas janë arrestuar disa përfaqësues tanë në pikat kufitare me Luginën e Preshevës”, ka thënë Kadriu.

Ai ka kujtuar edhe ndalimin e akademik Hivzi Islamit e disa të tjerëve, që është i palogjikshëm, por edhe arrestimet e fundit, si ai i mjekut gjilanas Ibrahim Matoshit, e që janë të papranueshme dhe se institucionet kosovare, por edhe politika në Luginë, nuk duhet të qëndrojnë duarkryq, por duhet veprim edhe nga Bashkimi Evropian.

Si do që të jetë, për këto të ashtu quajtura lista, e për aktakuza si dhe ndalesa për të hyrë në Serbi, të zyrtarëve të institucioneve kosovare, pro edhe të qytetarëve, Kadriu thotë se duhet të ngritën nga pala kosovare, si çështje shqetësuese e të papranueshme, në bisedat e Brukselit, si një kusht ndaj Serbisë me qëllim të eliminimit të tyre dhe krijimin e kushteve të lira për të udhëtuar në territorin e qeverisur nga Serbia.

“Fakt shqetësues është edhe qasja e lehtë në dokumentet zyrtare të Kosovës nga organet e rendit të Serbisë. Shtrohet pyetja si listat e pjesëtarëve të Policisë Kosovës, FSK-së, e organeve tjera ranë në duar të MUP-it”, thotë Kadriu.

KOMENTE