DYLON

Kadriu: Subvencionet direkte për bujqit duhet të shpërndahen në procedurë të përshpejtuar

Kadriu: Subvencionet direkte për bujqit duhet të shpërndahen në procedurë të përshpejtuar
Avatar photo Redaksia

“Jemi dëshmitarë se prej disa vitesh bujqësia po përballet me rritje të vazhdueshme të çmimeve të të gjitha produkteve dhe inputeve bujqësore, si farërat, plehrat, pesticidet, karburantet dhe pajisjet e nevojshme për prodhim. Kjo situatë ka rritur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe ua ka vështirësuar bujqve mbajtjen dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre”, thotë Kushtrim Kadriu, drejtues i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, njëherësh anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit.

Sipas tij, në këto rrethana, mbështetja institucionale është jetike për të garantuar vazhdimësinë e prodhimit vendor, ruajtjen e vendeve të punës dhe sigurinë ushqimore të vendit. Çdo vonesë në pagesën e subvencioneve u krijon vështirësi shtesë fermerëve, të cilët kanë nevojë për mjete financiare në kohën kur kryejnë punët sezonale dhe investimet në fermat e tyre.

EkoHigjiena

“Prandaj, kërkoj me ngulm që subvencionet direkte të ndahen sa më shpejt dhe të fillojë menjëherë verifikimi i deklarimeve të bujqve, në mënyrë që mbështetja financiare të arrijë te përfituesit pa vonesa”, thotë Kadriu i “Vatrës”.

Sipas tij, përshpejtimi i këtij procesi do të ishte një mbështetje konkrete për fermerët dhe një investim i drejtpërdrejtë në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë së vendit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.