Kadriu: Studentet e Luginës nuk preferojnë të studiojnë në Kosovë shkaku i mosnjohjes së Diplomave
/2L ONLINE/ – Kushtrim Kadriu, përfaqësues i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan, thotë se 250 vende të rezervuara për studentet e Luginës janë te mjaftueshme në Universiteti Publik të Gjilanit (UPGJ), pasi që këtë vit në Preshevë dhe Bujanoc kanë qenë afër 700 maturantë, ku i bie që 35% e tyre mundë të vazhdojnë studimet në drejtimet të UPGJ-së, por që ky Universitet ofron drejtime të pakta, derisa komunat e Kosovës Lindore, kanë nevojë më shumë për kuadro të shëndetësisë.
Kadriu tha se në Preshevë është ndërtuar materniteti, por nuk ka mundur të hapet, sepse nuk ka mjekë. Por, këto nuk janë arsyet e vetme të interesimit kaq të vogël për UPGJ-në. Autoritetet kosovare i kishin diskriminuar më herët studentët nga Kosova Lindore.
“Kjo injorancë i ka shtyrë studentët nga Lugina e Preshevës që të orientohen më tepër në Tiranë, Shkodër e Vlorë, se sa në universitetet e Kosovës. Në Kosovë edhe jeta është më e shtrenjtë. Shqipëria ofron banim dhe ushqim më të lirë, si dhe studime më të lira se në Kosovë”, thotë Kadriu i “Vatrës”.
Sipas tij, gjithashtu problem parësor dhe shumë i madh është edhe mosnjohja e diplomave te Kosovës nga shteti serb dhe të rinjtë nga Lugina për ketë arsye marrin rrugën për Universitet e tjera larg Kosovës e Gjilanit. /2L ONLINE/
