DYLON

Kadriu: Shqiptarët në Bujanoc të bëhen bashkë, t’i lënë serbët në opozitë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kushtrim Kadriu, koordinatori i Lëvizjes Vatra, ka vlerësuar se sheshi në Bujanoc do të duhej të quhej “Adem Jashari”, pasi që ky emër do të frymëzonte shqiptarët që të vazhdojnë edhe më tutje betejën për liri, demokratizim, e gjerë në bashkim me Republikën e Kosovës.

Megjithatë, Kadriu i Vatrës ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se edhe emri i heroit “Skënderbeu” është i qëllueshëm dhe i pranueshëm dhe se mendon se nuk do të ketë probleme të kalojë kjo dhe sheshi në Bujanoc tani e tutje të mbajë këtë emër të madh.

EkoHigjiena

“Emërtimi i sheshit me emrin “Skënderbeu”, fatmirësisht ka bërë që për herë të parë pas shumë vitesh politika shqiptare në Bujanc të del e unifikuar, kurse reagimi i ashpër i nënkryetarit serb Zoran Arsiq, do të duhej të shërbej për politikën shqiptare si shkas për prishje të koalicionit, të partive shqiptare me ato serbe dhe krijimin e një pushteti të përbashkët të përbërë nga të gjitha partitë shqiptare, pra asnjë parti shqiptare të mos jetë në opozitë, e asnjë serbe në pozitë”, ka thënë Kadriu./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.