DYLON

Kadriu shpreh gatishmërinë për të përkrahur Handikos-in

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtues të Shoqatës Handikos, kanë pritur në një takim  Sejdulla Kadriun, kryetarin e Lëvizjes vatra, njëherësh këshilltar në asamblenë komunale të Gjilanit, e të cilin e kanë njoftuar me  gjendjen aktuale të kësaj Shoqate, nevojat dhe sfidat e saj.

Remzi Kqiku, menaxher në Handikos ka bërë të ditur se Kadriut iu është dhënë edhe një kopje e projekt kërkesës për qëndrueshmërinë e Handikosit, e cila ditë më parë iu kishte adresuar edhe kryetarit të komunës Lutfi Haziri, kur përfaqësuesit e kësaj Shoqate e kishin vizituar atë.

EkoHigjiena

Kqiku tha se mbesin me shpresë se kreu i komunës do ta shqyrtojë kërkesën e tyre ndërsa pret që edhe Kadriu të angazhohet si këshilltar komunal që është por edhe si një lider i një subjekti politik, për të ndihmuar këtë Shoqatë.

Përndryshe, nga ana e tij Sejdulla Kadmiu ka shprehur gatishmërinë që për përkrahje te iniciativave dhe projekteve të Handikosit ,njëherësh sugjeroi qe kjo Shoqatë të ndjekë edhe grantet e donatorëve ndërkombëtar dhe te Bashkimit Evropian, për të aplikuar me projektet e saja. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.