DYLON

Kadriu: Serbia po vazhdon të jetë shteti më diktatorial në Evropë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përdorimi i lirshëm i simboleve kombëtare, në këtë rast të flamurit kombëtar në Kosovën Lindore vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur. E, për Kushtrim Kadriun e Lëvizjes Qytetare Vatra, ky problem zgjatë me dekada dhe nuk po gjen zgjidhje. Kjo e drejtë elementare e çdo banori të botës demokratike po i kufizohet shqiptarëve në Kosovën Lindore, kjo gjë dëshmon mjaftë mirë se Serbia është vendi me diktatorial ne Evropë por padrejtësisht po paraqite në sytë e botes si një vend demokratik.

“Festimi i 28 Nëntorit në Kosovën Lindore i ngjanë festimeve që bëheshin në Kosovën e robëruar festë me frike e me dro se do te pasojë ndonjë veprim policor nga regjimi policor serb. Përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në Serbi për shtetin serb është edhe vepër penale kishim rastin kur tifozët tanë festuan për kualifikimin e Shqipërisë ne Euro 2016 dhe shumë nga ta u arrestuan e u përballen me drejtësinë e padrejtë të Serbisë”, ka thënë Kadriu për Portalin 2L ONLINE.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo praktikë e mosrespektimit të të drejtave elementare të njeriut në Kosove Lindore po dëshmohet edhe me letrat si vërejtjet që mori Serbia nga ambasada gjermane për diskriminimin sistematik te shqiptarëve ne Kosovë Lindore.

“Urojmë që festat e tjera të pritën në Kosovën e Bashkuar me copëzat e saja të mbetura padrejtësisht nën thundrën e Serbisë”, është shprehur Kushtirm Kadriu nga Lëvizja Qytetare Vatra. /2L ONLINE/