/2L ONLINE/ – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, Rexhep Kadriu, tha se ky subjekt, por edhe qytetarët gjilanas janë të gatshëm për protestën e të shtunës, organizuar nga AAK e NISMA, kundër një qeverie të keqe e pa legjitimitet, ndërkohë që tha se pret që ajo të jetë masive.
Kadriut tha për Portalin 2LONLINE, se nuk i bënë përshtypje mospjesëmarrja e Vetëvendosjes, ndërsa zërat se pa Vetëvendosjen protesta mund të mos jetë masive, ai i ka vlerësuar si të paqëndrushme, pasi ai tha se edhe protestat e deritanishme masive nuk janë bërë për Vetëvendosjen, por qytetarët e shumtë kanë dalë për të protestuar kundër qeverisë pa legjitimitet, kundër qeverisjes së keqe dhe për temat e caktuar që janë në dëm të Kosovës.
Andaj, sipas tij, pret që protesta e të shtunës të jetë e madhe dhe ka ftuar gjilanasit që t’i bashkohen kësaj proteste kundër të keqes, kundër kësaj qeverie të dëmshme për vendin dhe qytetarët e saj. Përndryshe, ai tha se protesta e të shtunës do të jetë e qetë e paqësore, do të jetë manifestim i fuqishëm i pakënaqësisë qytetare me qeverisjen e vendit dhe me marrëveshjet e dëmshme siç është rasti me Demarkacionin dhe Asociacionin. /2L ONLINE/