DYLON

Kadriu-Qerimi: Lajm i mirë për banorët e fshatit Pogragjë, ambulanca do të ketë ujë të pijes

Kadriu-Qerimi: Lajm i mirë për banorët e fshatit Pogragjë, ambulanca do të ketë ujë të pijes
Avatar photo Redaksia

“Pas një kohe të gjatë me mungesë të ujit të pijes, sot ka filluar hapja e pusit të ri për nevojat e ambulancës në Pogragjë”, tha Mimoza Kadriu Qerimi drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Gjilanit.

Ajo theksoi se ky projekt jetik, që po realizohet me mbështetjen e Islamic Relief, do të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë për shërbimet shëndetësore dhe pacientët e kësaj zone.

EkoHigjiena

“Një investim tejet i rëndësishëm për funksionimin më të mirë të ambulancës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët që marrin shërbime aty”, tha Kadriu.


Drejtoresha e DShMS-së, falënderoi përfaqësuesit e Islamic Relief për kontributin që ky projekt kaq i nevojshëm të bëhet realitet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.