/2L ONLINE/ – Kreu i AAK-së së Gjilanit, Rexhep Kadriu, që njëherësh është edhe nënkryetar komune ka komentuar deklarimet në lidhje me demarkacionin që deputeti Zenun Pajaziti, njëherësh kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan i ka bërë në emisionin Rrokum Rroll në Rrokum TV
Shih videon: Rrokum Roll: Zenun Pajaziti, PDK
Kadriu i AAK-së ka postuar në profilin e tij reagimin mbi këtë çështje që e keni të plotë si më poshtë:
“Deputeti i zonës së Gjilanit dhe kryetari i degës së PDK në Gjilan, Zenun Pajaziti, paska deklarua se do ta votojë demarkacionin. S’ka problem se prej tij është e mundur gjithçka, veç s’po muj me kuptua a është marrë vesh ai me bashkëpartiakët e tij Xhavit Halitin e Adem Grabovcin të cilët më në fund nuk mujtën me duru pa thënë se kufini është 5 kilometra në brendi të territorit të Kosovës. Apo Zenuni po përgatitet për një akt tjetër patriotik, që kur të vijë radha ta votoi edhe demarkacionin me Serbinë e të heq dorë nga Karaçeva.
Zenun shprehu ku ia ke qit synin këtë herë, apo prap je tu punua për shefin siç ke bërë gjithmonë!” /2L ONLINE/