DYLON

Kadriu: Punoni për Luginën e Preshevës mos e përdorni atë për poenë politik

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Takimi i dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të jetë një pikënisje për t’u marre më seriozisht më problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, të atyre që jetojnë në Kosovë dhe të atyre që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kushtrim Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare”Vatra” uron që kjo mbledhje të mos jetë si ajo e kaluara, ” cirkus-hane”, ku u mblodhën me dhjetëra ministra e i dhuruan Kosovës Lindore vetëm 100.000 euro, ndihmë qesharake e tallëse, për 100.000 banor.

EkoHigjiena

“Krahasuar me atë shifër, ne si banore te Malësisë se Bujanocit ne mënyre vullnetare për asfaltimin e nje rruge ne “Malësi” brenda pak ditëve kemi arritur t’i grumbullojmë aq para sa dhanë Kosova dhe Shqipëria se bashku”,ka thënë Kadriu.

Sipas tij, tani është koha që Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Isa Musfata , njekohësisht lideri i partisë e cila përkrahu dhe hodhi ne Kuvendin e Kosovës rezolutën e Luginës, të merret me Luginën në mënyre të sinqertë dhe serioze, e mos të bëjnë ceremoni e të përmendin Luginën vetëm për poenë politike e për te nxitë nacionalizmin kur t’u duhet për përfitime votash e pa lëvizur këmbën për të mirën e Luginasve, siç u be në mbledhjen e kaluar nga qeveritarët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.