DYLON

Kadriu: Pse s’ka ende bust për Sylë Zarbincën?!

Kadriu: Pse s’ka ende bust për Sylë Zarbincën?!
Avatar photo Redaksia

“Jemi dëshmitarë që viteve të fundit, që Gjilani është mbushë me buste dhe me përmendore në shenjë respekti për heronjtë. Ky përkushtim është i qëlluar dhe shumë mirë që është bërë, por në mesin e këtyre busteve pa dyshim se ka pas vendin edhe busti i Sylë Zarbicës dhe shumë heronjve nga Kosova Lindore”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, transmeton Portali 2LONLINE.

Ai shtoi se në mesin e këtyre busteve pa dyshim do të kishte vend edhe Sylë Zarbica, një hero i cili luftoi me ngulm për të mbrojtur edhe Gjilanin gjatë viteve 40-ta, gjatë luftës së dytë botërore.

“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë shkollë, asnjë institucion e as një bust që të përkujton veprën e këtij kolosi, a thua për çfarë bëhet kjo? Të paktën, kështu do të respektoheshin mijëra luginas të dëbuar që tani jetojnë në Gjilan e që me taksat e tyre kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e Gjilanit”, ka thënë Kadriu.

EkoHigjiena

Ai tha se megjithatë shpresojnë që të bëhet një gjë e tillë e të merr vendin meritor edhe Sylë Zarbica.