Kadriu: Pse e diela nuk është pushim faji është i LDK-së

Kadriu: Pse e diela nuk është pushim faji është i LDK-së

Ndaj deklaratave të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku – Rexhepi, se dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan (shih shkrimin: Valentina Bunjaku – Rexhepi: E diela të bëhet ditë pushimi në Gjilan), ka reaguar Kushtrim Kadriu i Lëvizjes Vatra, duke thënë se pikërisht pse e diela nuk është ditë pushimi, faji është i LDK-së, parti të cilës i takon deputetja në fjalë.

Ja postimi i plotë i Kadriut:

Valentinë, faji është pikërisht i LDK- së së Gjilanit pse e diela nuk është pushim

Sa mirë që edhe deputetja e LDK- së nga Gjilani nuk po pajtohet me politikat e asambleistëve të LDK- së në Gjilan.

Ka disa muaj që po shtyhet e po pengohet që e diela të bëhet pushim edhe në sektorin privat. Këtë çështje e kemi ngritur disa herë, por gjithmonë jemi penguar nga asambleisët e LDK- së, shumica e të cilëve kanë biznese ndërtimi dhe biznese tjera private, ku i shtypin dhe e shfrytëzojnë në maksimum fuqinë punëtore.

Zonja deputete Valentinë, për këtë temë, ju së pari është dashur dhe duhet të flisni me partinë tuaj në Gjilan dhe me kryetarin tuaj të partisë po në Gjilan, i cili është edhe kryetar i komunës tonë, sepse mu aty qëndron problemi.

Pra, ju jeni arsyeja pse ky problem nuk ka marrë fund, ju jeni arsyeja pse vuajtjet e punëtorëve të sektorit privat ende nuk kanë marrë fund në Gjilan. Partia juaj, asambleistët e partisë suaj dhe kryetari juaj janë fajtorët më të mëdhenj që skllavërimi i punëtorëve në sektorin privat ende vazhdon në Gjilan.

Përderisa shumë qytetet tjera tashmë e kanë ndaluar punën të dielën, ju vazhdoni ta luani këtë lojë të ndyrë në kurriz të punëtorëve të shkretë, të cilëve vazhdojnë tu mohohen të drejtat më elementare.

Pra, së pari takohuni e flisni mes vete me partinë tuaj, e jepni fund këtij maskarallëku, e pastaj e dilni e flisni publikisht, nëse keni diç për të thënë.

KOMENTE