DYLON

Kadriu: Projektet në infrastrukturë po i realizojmë me sukses

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Drejtues të Komunës s Gjilanit thonë se Komuna po vazhdon t’i kryej me sukses projektet e parapara infrastrukturore për vitin 2015. Një projekt shumë i rëndësishëm i kanalizimit atmosferik është duke u punuar sipas standardeve më të larta në lagjen “Arbëria” dhe për pak kohë pritet të përfundojë.

Punimet i ka vizituar sot nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej nga drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri me bashkëpunëtorë.

EkoHigjiena

Kadriu është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve aty, ndërsa tha se katërshja e madhe e prioriteteve të kryetarit Haziri në infrastrukturë po realizohet me sukses, duke shtuar se shumë shpejt lagjes “Arbëria” do t’ia largojnë vadat.

“Ne po vazhdojmë punët në ndërtimin e kanalizimeve dhe sipas të gjitha gjasave do t’i largojmë shumë shpejt vadat nga lagjja “Arbëria”. Ky është një projekt jashtëzakonisht i madh dhe në mirëkuptim të plotë me pronarin e kësaj prone po përfundohet pa probleme”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai ka theksuar se tashmë me përmirësimin e kushteve atmosferike do të vazhdohet me punë të mëdha në infrastrukturë: rrugë, kanalizim, ujësjellës, trotuare etj., ndërsa ka shtuar se pritet që nga muaji maj Gjilani të shndërrohet në kantier ndërtimi.

Projekti nga lagjja “Arbëria” e deri tek lumi “Mirusha” ka një gjatësi prej 1300 metrash me një kosto prej 201 mijë euro. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.