(2LONLINE) – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan është pjesë e qeverisjes komunale, ndërsa si rrjedhojë e marrëveshjes për bashkëqeverisje ky subjekt udhëheq, ndër tjerash, edhe me postin e nënkryetarit, detyrë që e ushtron Rexhep Kadriu, kreu i AAK-së.
Kadriu ka folur të premten edhe për angazhime e tija si nënkryetar, me rastin e 100-ditshin të qeverisjes Haziri duke thënë se ka qenë i përkushtuar maksimalisht dhe bashkë edhe me të tjerët kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të sjellë komunën në binarë të duhur ndërsa fal këtij përkushtim po punojnë me projekte që Gjilani këtë vit të jetë arenë ndërtimi
“Si nënkryetar i komunës, me marrjen e përgjegjësive në qeverisjen lokale kemi fillua me identifikimin e situatës dhe qysh në fillim komuna është përballë me situatën e thatësisë atëherëë me vendim të kryetarit Haziri është formuar Task Forca dhe un kam marr detyrë të udhëheqjes së saj”, thotë ai.
Ky komision, sipas tij, ka identifikuar zona të cilat mendojmë se kanë burime të ujit: Livadhet e Koretishtës, Kazerma e FSK, Lokacioni te Fidanishtja.
“Te livadhet e Koretishtës kemi testuar një pus ekzistues i hapur në vitin 2003 dhe kemi konstatua se ky pus në kushtet të cilat asht jep 3.6 litra/sec dhe ne si komision kemi marr hapat e duhur dhe jem në fazën e përgatitjes së projektit dhe do të bëjmë hapjen e tre puseve ku planifikojmë të marrim rreth 30lit/sek”, thotë Kadriu per Portalin 2Lonline.
Ai tha se këtë të hëne do të testohen dy puset në kazermën e FSK-së dhe do të hapim një pus në lokacionin e Fidanishtes. Dhe me këtë hap dëshirojnë që gjendjen e furnizimit me ujë ta mbajnë në këtë nivel të reduktimeve dhe si Task Forcë janë duke e mbikëqyrë orarin e reduktimeve si dhe me drejtorin e inspeksionit janë në teren për çdo ditë duke i inspektuar auto larjet dhe keqpërdoruesit.
“Si nënkryetar komune me vendim të Kryetarit jam angazhuar edhe ne projektin e Mirushes dhe nga dita e parë kemi fillua angazhimin maksimal kem identifikua problemet dhe kemi ecur me punë kështu që për 30 ditë punë kem krye 400 metra kanalizim dhe deri në fund të projektit kem edhe 1100 metra kanalizim dhe me shtimin e dinamikës, ne punën e kanalizimit do ta kryejmë në shtator”, ka thënë Kadriu, për të shtuar se do të punojnë edhe fazën tjetër ku nga java e ardhshme do të fillon puna nga Hotel Kristali deri te ura e Balecit, e këtë segment do ta përfundojnë deri në fund të qershorit dhe qytetit do t’ia kthejnë një shëtitore.
“Me vendim të Kryetarit jam angazhuar edhe në inplementimin e projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës ku gjatë këtyre ditëve kemi shpallur tenderët e rrugës Pogragjë-Bilinicë,Lladovë-Nasalë. Rrugët në Dheun e Bardhë të cilat përfshijnë rrugët “Vëllezërit Frashëri”, 1,2,3. Rrugët “Agim Rashiti” 1,2,3, rrugët “Shyt Mareci” 1,2,3, “Dardani” , rruga “Ali Hadri”, 7,10,12”, ka thënë Kadriu.
Sipas tij, janë në përfundim të hartimit të projekteve të rrugëve në qytet dhe fshatra dhe ditëve në vijim do të shpallim edhe 20 rrugë tjera por janë afër kompletimit të projektit kryesor të dy rrugëve me katër korsi, hyrja nga Prishtina dhe rrugën për Bujanoc deri te ish Fabrika e Baterive.
“Me vendim të kryetarit Haziri jam angazhuar edhe në kompletimin e dokumentacionit për shpalljen e tenderit të përfundimit të projektit të Varrezave të Dëshmoreve sepse nga muaji maj i 2012 punët janë ndërpre në këtë projekt pa asnjë arsye, kështu që ne deri në fund të javës se ardhme do të shpallim tenderin dhe mjetet për këtë projekt janë të siguruara nga buxheti vetanak dhe nga kursimet e shumta të Institucioneve komunale”, ka thënë nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, duke paralajmëruar kështu se këtë vit Gjilani do të jetë arenë ndërtimi. /2lonline/