Kadriu: Po presim oferta me shkrim

Gjilan – (2LONLINE) –  Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, kanë bërë me dije se ende nuk ka asgjë sa i përket përcaktimit të këtij subjekti politik  për të hyrë në koalicione para garës së balotazhit, me ndonjërin prej subjekteve politike, por se tha se vija të kuqe nuk ka as për LDK-në e as për PDK-në.

Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së së Gjilanit, ish kandidat për kryetar, ka  pranuar për portalin 2lonline se kanë pas  kontakte me të dyja palët edhe me LDK edhe me PDK, por se ka thënë se nuk i konsiderojnë serioze ato biseda andaj janë duke pritur që ofertat  t’ju vijnë me shkrim nga palët që janë të interesuara për AAK-në.

“Qëndrim për koalicione nuk kemi ende pasi po presim oferta me shkrim prej të dyja palëve. AAK nuk e përjashton mundësinë për të qenë edhe opozitë. Në Kuvendin komunal do të përfaqësohemi me katër këshilltarë komunal dhe se pavarësisht asaj do të ketë apo nuk do të ketë marrëveshje me ndonjërën palë, Aleanca do të përfaqësojë qytetarin duke qenë zë i tij, e duke mbrojtur interesin e tij”, ka thënë Kadriu.

“Qëndrimi jonë  është që të shohim njëherë ofertat me shkrim dhe pastaj  të shohim me strukturat drejtuese të degës, për vendimin që do ta marrim”, ka thënë kreu i AAK-së së Gjilanit, Rexhep Kadriu. /2lonline/

KOMENTE