DYLON

Kadriu: Platforma e Qeveris është e papranueshme dhe e mangët kur është fjala për Luginën

Kadriu: Platforma e Qeveris është e papranueshme dhe e mangët kur është fjala për Luginën
Avatar photo Redaksia

Platforma e Qeveris së Kosovës është e papranueshme dhe e mangët, kur është fjala për Luginën e Preshevës. Në këtë dokument që u pasqyrua në media shkruhet se gjatë negociatave Prishtinë -Bruksel , nga ky ekip do të kërkohet vetëm të ketë reciprocitet në mes të banorëve serb të Kosovës dhe Shqiptarëve të mbetur padrejtësisht nën Serbi.

Kështu shprehet, Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “vatra”, sipas të cilit, kjo është një qasje e gabuar nga ky ekip negociator dhe kjo pjesë është e formuluar gabim në tërësi, e besa edhe me një sy hilesh e inatesh.

“Si është e mundur që një shqiptar normal të pajtohet me lënien e Luginës së Preshevës nën Serbi. Ky ekip në dokumentin e tij udhërrëfyes duhet ta ketë në preambulën e sajë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës. Idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën nuk e solli Thaçi, atë e solli populli shqiptar i luginës, me referendumin e vitit 1992 me luftën e përgjakshme çlirimtare të vitit 2000-2002”, thotë Kadriu.

EkoHigjiena

Sipas tij, krerët e partive politike që marrin pjesë në ekipin negociator, nuk duhet që për inate të z. Thaçi të dalin besa edhe kundër Luginës së Preshevës.

“Lugina e Preshevës nuk ka asgjë të lidhur me asnjë lider politik. Ne kemi bërë luftë dy dekada për bashkim me republikën e Kosovës, prandaj “për inati të resë nuk është në rregull të luteni të vdes djali!”. Për inati të Thaçit të pengojmë Luginën , kjo teori nuk funksionon dhe nuk është praktike”, thotë Kushtrim Kadriu i “Vatrës”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.