DYLON

Kadriu pjesëmarrës në shënimin e 15-vjetorit të hyrjes së refugjatëve nga Kosova në Kukës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Kukës Ibsen Elezi bërë Komunës së Gjilanit, nënkryetari Rexhep Kadriu ka marrë pjesë sot në manifestimin “Dita e Bujarisë”, i cili shënohet me rastin e 15-vjetorit e hyrjes së refugjatëve të Kosovës pikërisht më datë 27.03.1999.

Në këtë organizim të Këshillit të Qarkut Kukës me moton “bukë e krip e zemër”, është shpalosur ekspozita me fotografi të refugjatëve nga Kosova duke hyrë në Kukës, të dëbuar nga regjimi policor e ushtarak serb, si dhe janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera.

EkoHigjiena

Manifestimi “Dita e Bujarisë” tashmë është bërë tradicional, dhe shënohet cdo vit më 27 mars në Kukës.

Ndryshe, me të nisur bombardimet e forcave të NATO-s, regjimi policor e ushtarak serb, në fushatën e spastrimit etnik, dëboi mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilëve ka qëndruar në Shqipëri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.