DYLON

Kadriu: Përkushtimi ynë është rritja e cilësisë së shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor

Kadriu: Përkushtimi ynë është rritja e cilësisë së shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me u.d. të drejtorit të QKMF-së, Basri Kamberin, vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dheu i Bardhë”.

“Kjo vizitë po bëhet në kuadër të vizitave me qëllim të studimit të gjendjes nëpër qendrat e mjekësisë familjare në komunë”, tha Kadriu.

EkoHigjiena

Më tej drejtoresha, tha se .gjatë kësaj vizite u njoftuan nga afër me punën dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët, si dhe biseduan për planet e ardhshme me qëllim të shtimit dhe përmirësimit të shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët.

“Përkushtimi ynë mbetet i vazhdueshëm për të mbështetur stafin shëndetësor dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor”, tha drejtoresha e Shëndetësisë Mimoza Kadriu Qerimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.